Presidenti i Atletikos: Duhet të kopjojmë Florentinon

- Bota Sot

Presidenti i Atletikos: Duhet të kopjojmë Florentinon

Presidenti i Atletikos së Madridit, Enrike Serezo ishte i ftuar në “El Partidazo” të “COPE” ku mes të tjerash ka vënë në dukje figurën e homologut të tij te Reali, Florentino Perez.

“Ai është një president i madh. Ai është më i miri që ka pasur Reali i Madridit në historinë e tij. Ai është një njeri që lufton për punën, klubin dhe lojtarët e tij. Kjo është ajo që duhet të bëjnë të gjithë presidentët e këtij vendi”, deklaroi numri një i Atletikos.

Presidenti i Atletikos ka zbuluar dhe batutat me kolegun e tij te Barcelona, Joan Laporta të martën gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit në “Montjuiç”.

“Ai (Laporta) ishte i shqetësuar, sepse ne gjithmonë shënonim në minutën e fundit, dhe unë i thashë: Epo, për këtë erdhëm… Dhe u bë realitet”.



Read it all at Bota Sot