Java e 11-të e kampionatit të futbollit të vajzave u mbyll këtë të diel me dy sfidat e fundit, Gramshi – Tirana dhe Lushnja – Partizani.
Të kuqet triumfuan në transfertë ndaj Lushnjës me rezultatin 10-1, ndërsa Gramshi regjistroi një fitore bindëse ndaj Tiranës me shifrat 14-0.
Sakaq, të shtunën u luajtën takimet e tjera të kësaj jave. Egnatia fitoi në shtëpi ndaj Laçit me rezultatin 7-0, ndërsa Apolonia nuk e pati të vështirë ndaj Teutës, duke triumfuar 9-0. Po me të njëjtin rezultat, Vllaznia mposhti Kinostudion, duke vazhduar rrugëtimin e saj të suksesshëm në kampionat.
Java e 11-të e kampionatit të futbollit të vajzave:
Gramshi 14-0 Tirana
Lushnja 1-10 Partizani
Egnatia 7-0 Laçi
Teuta 0-9 Apolonia
Kinostudio 0-9 Vllaznia