Spektakël mes 5 golave në “Elbasan Arena”

- Bota Sot

Spektakël mes 5 golave në “Elbasan Arena”

Dinamo ka triumfuar përballë Tiranës me përmbysje, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superiores.

Derbi që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 1-4 në favor të dinamovitëve.

Golin e parë në fakt e shënoi Tirana me anë të Jarmouni, i cili tundi rrjetën nga penalltia.

Megjithatë, autogoli i Metës, goli i Bregut, Lorran dhe Itodo Mandelës sollën përmbysjen dhe fitoren për ekipin e Ilir Dajës.

Me këtë triumf, Dinamo shkon në kuotën e 47 pikëve dhe merr vendin e dytë, duke lënë pas Vllazninë me 1 pikë më pak. Në krahun tjetër, Tirana mban vendin e parafundit me 26 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të fundit.



Read it all at Bota Sot