Tetova: Në pjesën e dytë më efikasë, por pa gjetur shënjestër

- Bota Sot

Tetova: Në pjesën e dytë më efikasë, por pa gjetur shënjestër

Egnatia dhe Teuta u ndalën në barazim me shifrat 1-1 në javën e 27-të të Kategorisë Superiore.

Trajneri i rrogozhinasve, Edlir Tetova doli në prononcim për mediat.

“Mendoj që një fraksion të pjesës së parë shumë pasa gabim, ndërsa 70 minuta kemi qenë në fushën e kundërshtarit, por pa shënuar.

Sigurisht që prozhektorët janë një risi për ekipin tonë, po futemi në rrjedhën e një ekipi me ambicie, por duhen mbrojtur rezultatet dhe trofetë. Mendoj që e kishim përgatitur pak më ndryshe ndeshjen në pjesën e parë të paktën.

Ne jemi në rrugë të mirë në daljen në sulm, u bë e disata javë që punojmë në shpejtësinë e veprimit. Në pjesën e dytë kemi qenë më efikasë në zonë, por pa gjetur dot shënjestrën.

Fernando gjatë kohës që ka ardhur ka patur minutazh shumë të vogël, u dëmtua dhe mendoj se duhet të marrë pak formë dhe të shkojë aty ku i takon për të qenë efikas në sulm.”, u shpreh Tetova.



Read it all at Bota Sot