Donnarumma në Inter? Flet agjenti i tij

- Bota Sot

Donnarumma në Inter? Flet agjenti i tij

“Nuk ka pasur asnjë kontakt me Interin apo klubet e tjera”. Enzo Raiola është i qartë për fatin e Gianluigi Donnarumma. Agjenti i portierit të Paris Saint Germain ka përjashtuar çdo lamtumirë të mundshmenga klubi francez, duke konfirmuar se negociatat janë duke u zhvilluar për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor 2026.

"Klubi ka shprehur më shumë se një herë dëshirën për të vazhduar me Donnarumma dhe e njëjta gjë vlen edhe për të. Besoj se nëse lojtari hidhet në treg, ai nuk do ta ketë problem të gjejë skuadra të interesuara për të, por për momentin nuk ka dyer të hapura në këtë drejtim - shpjegoi Raiola në një intervistë për faqen “ChiamarsiBomber.com“, transmeton KosovaPress. “Nëse diçka do të ndryshojë në muajt e ardhshëm, atëherë ne do të bëjmë vlerësimin tonë", ka shtuar ai.

Mendja e Donnarumma-s është përqendruar plotësisht te kombëtarja dhe Paris Saint Germain, duke pranuar propozimin e skuadrës franceze për të vazhduar pavarësisht rrogës së reduktuar, njofton KosovaPress.

“Ai është portieri i PSG-së dhe i kombëtares dhe vlerësohet shumë nga disa klube, siç është normale. Kontaktet për rinovimin kanë filluar verën e kaluar dhe ne po punojmë me shumë qetësi në lidhje me rregullat financiare të UEFA-s në këtë drejtim. duke shkuar nga paga mbi 500 milionë euro në më pak se gjysma”, vijoi Raiola.

Ne kemi pranuar politikën e re të PSG-së për sa i përket menaxhimit të kontratës dhe po punojmë për hipotezën e rinovimit, duke u përpjekur të gjejmë zgjidhjen më të mirë, por për momentin nuk ka nxitim”, ka thënë ën fund ai.



Read it all at Bota Sot