PSG-ja shpreh interesim për Kimmich

- Bota Sot

PSG-ja shpreh interesim për Kimmich

Joshua Kimmich ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me Bayernin.

Gjermani, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, mund të largohet nga skuadra.

Siç raporton gazetari Florian Plettenberg, nga kjo situate po mundohet të përfitojë PSG-ja, e cila ka shprehur interesim për Kimmichun që ta sjellë në kryeqytetin francez si një transfer i lirë.

Kimmich, nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij dhe vazhdimi i kontratës është ende e mundur.

Bisedime të reja pritet të zhvillohen pas ndeshjes së sotme kundër Leverkusenit.

Kimmich, këtë sezon ka bërë 36 paraqitje me “bavarezët”, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 10 asistime.



Read it all at Bota Sot