E ardhmja e Muller dhe zëvendësuesi i Harry Kanes

- Bota Sot

E ardhmja e Muller dhe zëvendësuesi i Harry Kanes

Me largimin e Mathys Tel, i huazuar deri në fund të sezonit te Tottenham Hotspur, Bayern Munih ka mbetur pa një zëvendësues natyral të Harry Kane, golashënuesit më të mirë të skuadrës bavareze me 29 gola në 33 ndeshje, këtë sezon.

Kjo situatë, e kombinuar me opsionin e blerjes prej 55 milionë eurosh që ka Tottenham, mund të përsëritet sërish në verë. Për më tepër, Thomas Müller, i cili shpesh ka zëvendësuar Kane, kur anglezi mungonte, ka kontratë që i skadon më 30 qershor.

“Është një ide që e kemi në mendje. Nuk është një vendim i lehtë, mjafton të shohim te Manchester City.

Një sulmues i nivelit të lartë si Julián Álvarez (tani lojtar i Atletico Madrid) u largua nga klubi sepse luante shumë pak për shkak të pranisë së Haaland, – shpjegoi Max Eberl, drejtori i përgjithshëm i Bayernit, për “Bild”. – Pikërisht për këtë arsye është e vështirë të gjejmë një zëvendësues për Kane. Ndoshta dikë që mund të përdoret në disa role të ndryshme”.

Sa i përket situatës së Müller, i cili në shtator do të mbushë 36 vjeç, Eberl tha: “Thomas është një ikonë e Bayern Munich. Çështja është se çfarë mendon ai vetë, çfarë roli ka në mendje dhe si e shohim ne atë”.

Drejtori bavarez zbuloi gjithashtu se një bisedë për rinovimin e kontratës së sulmuesit veteran është zhvilluar në fund të vitit të kaluar dhe se negociatat do të vazhdojnë.



Read it all at Bota Sot