Interi tregon muskujt në Roterdam, Asllani titullar

- Bota Sot

Interi tregon muskujt në Roterdam, Asllani titullar

Interi ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Champions League në futboll.

Skuadra e Interit ka triumfuar në Roterdam me rezultat 2:0 ndaj Feyenoordit, në takimin e parë. 

Fitorja do të ishte edhe më bindëse sikurse Zielinski të shënonte nga penalltia në minutën e 65-të. 

Thuram (38) e Martinez (50) - realizuan për Interin.

Kristjan Asllani u paraqit nga minuta e parë për Interi. 

Asllani bëri lojë të mirë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 81-të.

Interi tregoi muskujt në takimin e parë.



Read it all at Bota Sot