Alvaro Negredo pensionohet nga futbolli

- Bota Sot

Alvaro Negredo pensionohet nga futbolli

Sulmuesi i njohur spanjoll, Alvaro Negredo, është pensionuar nga futbolli në moshën 39-vjeçare.

Në fakt qysh nga qershori i vitit të kaluar, Negredo kishte mbetur pa skuadër, kurse sot përmes një videoje ka treguar tërheqjen nga ky sport.

39-vjeçari ka fituar shumë tituj gjatë karrierës së tij, në veçanti Premier Leaguen me Manchester Cityn.

Po ashtu, ka qenë pjesë e ekipit kombëtar të Spanjës në Euro 2012, ku ishin shpallur kampion në Europës.

Negredo zhvilloi 695 paraqitje gjatë karrierës së tij. Shënoi 259 gola dhe ka bërë 85 asiste.



Read it all at Bota Sot