Kolo Muani flet për të ardhmen e tij

- Bota Sot

Kolo Muani flet për të ardhmen e tij

Qendërsulmuesi Kolo Muani ka folur për të ardhmen e tij, i cili aktualisht është në huazim te Juventusi nga PSG-ja.

26-vjeçari tha se ende nuk e ka mbyllur kapitullin e tij te PSG-ja.

“Nuk e kam mbyllur ende kapitullin tim në PSG, jam ende nën kontratë. Por nëse gjërat vazhdojnë kështu te Juventus… pse të mos qëndrojmë?”, u shpreh sulmuesi për Repubblica.

“Juve më hapi dyert, më bindi Thiago Motta. Pra, le të shohim”, shtoi ai.

Kolo Muani ka kontratë të vlefshme me parisienët deri më 30 qershor 2028.



Read it all at Bota Sot