Në “Shtëpinë e Futbollit” u hodh shorti për çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Dinamo, Vllaznia, Egnatia dhe Partizani kanë mësuar edhe kundërshtarin ëe tyre në këtë fazë.
Goglat rezervuan përballje shumë interesante dhe të luftuara mes 4 ekipeve pjesëmarrëse. Vllaznia do të duelojë me Dinamon, me sfidën e parë që shkodranët do ta luajnë në shtëpi.
Ndërkohë nga ana tjetër Egnatia peshkoi skuadrën e Partizanit
. Dueli i parë mes tyre do të luhet në “Egnatia Arena”.
Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 31 mars.
Ndërsa sfidat e dyta ku do të përcaktohen edhe dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill.