Kroos i rikthehet futbollit, shtatë muaj pas pensionimit

- Bota Sot

Kroos i rikthehet futbollit, shtatë muaj pas pensionimit

Toni Kroos do t’i rikthehet futbollit, për herë të parë që nga pensionimi i tij para shtatë muajsh.

Pasi njoftoi pensionimin e tij nga futbollit në maj, ai u paraqit me Gjermaninë në “EURO 2024”, duke shpresuar se do ta përmbyllte edhe me një trofe, pasi paraprakisht në qershor e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Megjithatë, Kroos dhe bashkëlojtarët e tij u mposhtën nga Spanja, e cila e fitoi titullin e kampionit në fund.

Kroos tash i është rikthyer futbollit përsëri – pas vetëm shtatë muajsh – duke iu bashkuar “Icon League”.

Kompeticioni luhet me nga shtatë lojtarë për ekip dhe ndeshjet luhet në Dusseldorf.

Sezoni i ri nis më 10 mars dhe përfshin 13 xhiro. Shumë yje të futbollit gjerman do të jenë pjesë e këtij turneu.

Kjo përfshin Robert Andrich e Antonio Rudiger, po ashtu edhe ish-yjet e Bayernit, Franck Ribery e David Alaba.

Pjesëmarrja e Kroosit u njoftua përmes rrjeteve sociale, me faqen zyrtare të ligës që postoi atë me këpucët e tij ikonike, duke shkruar “Edhe një vallëzim – One More Dance”.



Read it all at Bota Sot