Maqedonia me shqiptarë pëson humbje nga holandezët

- Bota Sot

Maqedonia me shqiptarë pëson humbje nga holandezët

Sonte në sallën “Jane Sandanski” në Shkup, në ndeshjen e pestë të grupit 7 kualifikues për Kampionatin Evropian në futsall, kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka pësuar humbje me rezultat 0:3 nga Holanda.

Kjo është humbja e katërt për ekipin e trajnerit Vasko Skenderovski.

Maqedonia deri më tani ka fituar vetëm një pikë dhe janë të fundit në tabelë.

Maqedonia u paraqit me këtë përbërje: Petrovski, Ziberi, Bllagoevski, Petroviq, Ramadan, Stojanovski, Leveski, Ismaili, Krstevski, Peev, B. Janev, Ramadani, Mar. Todorovski, Seferi.



Read it all at Bota Sot