“Beteja” për në Ligën e Parë, Bashkimi, thirrje tifozëve

- Bota Sot

“Beteja” për në Ligën e Parë, Bashkimi, thirrje tifozëve

Sot më 8 mars, Bashkimi 1947, luan një “finale” tjetër drejt rikthmit në Ligën e Parë, përballë Ohrid, sfidë e vlefshme për javën e 20-të. Klubi zigjelbër nga Kumanova me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se ndeshje e sotme nuk është vetëm një ndeshje, por një betejë.

Ata presin një atmosferë elektrizuese në stadium, shpresojnë shumë të kenë në krah tifozerinë e tyre fantastike për të dale me një rezultat pozitiv nga kjo përballje.

"Dashamirë dhe tifozë të Bashkimit

 Dita e shtune nuk është thjesht një ndeshje… është betejë! Djemtë tanë janë gati, të përgatitur deri në detajin e fundit, me zemër e shpirt për të luftuar për ngjyrat tona. Të shtunën luftojmë bashkë, në fushë dhe në tribuna!

Na duhet zëri juaj, duart tuaja, zemrat tuaja! Sepse kur Bashkimi dhe Kumanova bashkohen, nuk ka forcë që na ndal!

Tre pikët duhet të mbesin këtu, aty ku e kanë vendin – në qytetin tonë!

Andaj ejani të gjithë, si një familje, si një zemër – të bëjmë historinë bashkë!

Kumanova ka vetëm një krenari – VEÇ BASHKIMI 1947!", njofton KF Bashkimi.



Read it all at Bota Sot