Ronaldo Webster: Jemi Gati

- Bota Sot

Ronaldo Webster: Jemi Gati

Shkëndija të dielën pret Pelisterin në duelin e xhiros së 23-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë kërkojnë të kthehen në rrugën e fitoreve, pasi në mesjavë seria jonë u ndërpre në transfertën me Strugën. Në takimin me gazetarë, për mediat foli xhamajkani, Ronaldo Webster.

Takimi Shkëndija-Pelisteri luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00. 

…rikuperimi nga humbja e mesjavës…

Ronaldo Webster: “Mirë, fatkeqësisht ne kishim paraqitje të keqe në ndeshjen e fundit.

Por e dimë ne jemi akoma të parët në renditje, atmosfera është akoma e mirë. Ne vimë në stërvitje me buzëqeshje, e shijojmë.

Puna e trajnerit është të na bind se duhet ta shijojmë stërvitjen. Ne jemi gati t’i kthejmë gjërat në favorin tonë dhe fokusi është te ndeshja e radhës kundër Pelisterit.”

…Pelisteri…

Ronaldo Webster: “Po, ne analizojmë secilën skuadër me të cilën kemi të luajmë. Në këtë ligë ju duhet të respektoni secilin ekip, ne nuk nënçmojmë asnjë skuadër. Ne e marrim ndeshjen me Pelisterin si çdo ndeshje tjetër, sepse ne jemi të vendosur të marrim (fitojmë) këtë kampionat në fund të sezonit.

Prandaj e marrim këtë ndeshje si takimet tjera, si një finale të Kupës apo sikur të jetë ndeshja e fundit e sezonit. Pra ne jemi gati për Pelisterin, ata janë ekip i mirë dhe ne jemi gati të luajmë me 100% në fushë.”



Read it all at Bota Sot