Trajneri i arrestuar me urdhër të SPAK

- Bota Sot

Trajneri i arrestuar me urdhër të SPAK

Kategoritë inferiore në futbollin shqiptar prodhojnë shpesh episode të çuditshme.

Një prej tyre vjen sot në ndeshjen mes Maliqit dhe Delvinës.

Trajneri i Delvinës, Markelian Alinani, mungon pas shoqërimit me urdhër të SPAK disa ditë më parë. Kështu në stadiumin “Jovan Asko” bie në sy se mjeku i ekipit po bën edhe trajnerin te miqtë.

Përveç hyrjes në fushë, kur duhet të japë ndihmë mjekësore, ai udhëzon edhe lojtarët e Delvinës në Kategorinë e Dytë..



Read it all at Bota Sot