Fatlum Ahmeti shënon het - trik, Kosova Dusseldorf rikthehet bindshëm te fitorja

- Bota Sot

Fatlum Ahmeti shënon het - trik, Kosova Dusseldorf rikthehet bindshëm te fitorja

Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit është rikthyer te fitorja pas humbjes në javën e kaluar. Skuadra kuqezi ka shënuar fiore të thellë me rezultat 4:0 ndaj TuRU Düsseldorf, duke e mbajtur hapin për kreun e tabelës në Landesliga. 

“Dalim me 3 pikë nga derbi i qytetit me një super angazhim nga djelmoshat, të cilët dhanë gjithçka nga vetja për këtë fitore të madhe!”, ka njoftuar FC Kosova.

Golat i realizuan Fatlum Ahmeti (25’, 59’, 68’) e Qlirim Kashtanjeva (80’).

“Klubi ynë triumfon me rezultat 4-0 në derbin e qytetit! Vazhdojmë më të fortë se kurrë!”, shkruan më tej.

Pas javës së 22-të VfL Jüchen-Garzweiler kryeson me 51 pikë e Kosova është në vend të dytë me 48 sosh sa ka edhe Remscheid.



Read it all at Bota Sot