Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se nuk është më koha për patriotizëm të tillë dhe se patriotizmi tregohet në mënyra tjera.
“Nuk kemi nevojë me u bo shumë patriota.
Patriotizëm është me i mbrojtë ngjyrat e shtetit tonë, e me ndërtu këtë shtet (Kosovën)”, tha Batatina.
Tutje, trajneri i Llapit shtoi se lojtarë të tillë po e përdorin kombëtaren e Shqipërisë si trampolinë.
“Po e përdorin Shqipërinë si trampolinë për kalime në ekipe. Brruti ka parakontratë me një klub nga Rusia”, tha Batatina.