Sot kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e “play-off”-it të Ligës së Kombeve mes Kosovës dhe Islandës.
Federata e Futbollit të Kosovës përmes faqes së saj zyrtare në rrjetet sociale njoftoi se biletat tashmë janë në dispozicion për t’u blerë në sistemin online.
Ato do të kushtojnë nga 5 euro deri në 80 euro, që është edhe çmimi i biletave të zonës VIP
Kosova dhe Islanda do të përballen mes vete të enjten e 20 marsit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa loja do të fillojë prej orës 20:45.
Më pas, loja e kthimit do të luhet të dielën në Spanjë, kur edhe do të përcaktohet Kombëtarja që do të luajë në Ligën B dhe ajo që do të përfundojë në Ligën C në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.
Biletat mund t’i blini përmes këtij linku: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do /Gazeta Express