Lojtari ende nuk ka vendosur

- Bota Sot

Lojtari ende nuk ka vendosur

Manchester City ka shtuar mesfushorin e Real Madrid, Eduardo Camavinga në listën e objektivave të merkatos së verës. Lajmin e konfirmoi sot “Sky Sports”. Lojtari luan prej 4 sezonesh në Bernabeu.

Agjencia e Camavinga, CAA Stellar, thuhet se ka lidhje të forta me Manchester City, por lojtari ende nuk ka vendosur nëse dëshiron të largohet nga “los blancos” në fund të sezonit.

Kontrata aktuale e francezit me Real Madrid zgjat deri në vitin 2029 dhe kostoja e kartonit të tij mund të shkojë deri në 80 milionë euro. Një shumë që mund ta bindë Real ta shesë.

Gjithsesi, shumë klube thuhet se janë të interesuara për nënshkrimin e mesfushorit 22-vjeçar, që këtë sezon është sakrifikuar shpesh nga trajneri Ancelotti, duke luajtur në mbrojtje.

Duket se Camavinga është në planet e trajnerit Pep Guardiola, që po rinovon skuadrës pas dështimit të këtij sezoni. Ai e konsideron të përshtatshëm, por vështirë se Real do të heqë dorë.



Read it all at Bota Sot