Për të rritur përqëndrimim dhe frymën e grupit në ekip në prag të derbit me Atleticon e Madridit, Carlo Ancelotti ka menduar që të ftojë në stërvitje Dani Karvahal.
Sipas shtypit spanjoll mbrojtësi i dëmtuar ka qenë ditën e djeshme në grumbullimin e fundit të bërë nga Reali në prag të duelit të kthimit me rivalët e qytetit.
Prezenca e veteranit u konsiderua si e domosdoshme nga stafi teknik i Realit pasi kush më mirë se Carvajal do të motivonte lojtarët e Realit në vigjilje të një takimi të tillë.
Reali po përgatitet për sfidën e kthimit.