Edlir Tetova gjen “fajtorin” pas barazimit me Laçin

- Bota Sot

Edlir Tetova gjen “fajtorin” pas barazimit me Laçin

Edlir Tetova ka folur pas barazimit me Laçin. Rrogozhinasit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me kurbinasit, duke marrë kështu vetëm 1 pikë.

Pas sfidës timonieri i kampionëve thekson se pika e marrë në Kurbin nuk është keq, pasi kjo transfertë është shumë e fortë. Ndër të tjera nënvizoi se në ekip po ndikojnë edhe mungesat.

“Lodhja dhe mungesat? Mungesat i kemi patur javë pas jave. Por ajo që më ka prishur punë është se kam patur shumë ndryshime javë pas jave për shkak të mungesave, por sot u ndje lodhja. Lojtarët janë edhe me agjërim.

Duhet të luanim me mbrojtësin e fundit të Laçit. Në pjesën e parë luajtëm mirë edhe në të dytën, por na mungoi efikasiteti. Duhet të qarkullonin topin më shumë që të bënbin atë që kishim përgatitur për Laçin.

Jam i pakënaqur me mënyrën se si pësuam golin. Aliev duhet të punojë më shumë për të qenë në një linjë me pjesën tjetër të skuadrës. Në pjesën e dytë ishim më tepër dhe në ekuilibër, ku fituam disa aksione. Sot duhet të luftonin dhe siç dihet fusha e Laçit është shumë e fortë, 1 pikë nuk është keq.

Alternativat? Ne kemi lëvizur lojtarë, duke bërë rotacion të shumta. Kur një lotjar nuk ka formë, nuk kemi pse i vëmë gishtin. Në një ndeshje mund të ndodhë që të mos jesh në më të mirën. Por mendoj dhe besoj se diferencat janë të vogla”, përfundoi Tetova.



Read it all at Bota Sot