Ferizaj arkëton tre pikë të mëdha, i afrohet vendit të katërt

- Bota Sot

Ferizaj arkëton tre pikë të mëdha, i afrohet vendit të katërt

Ferizaj ka shënuar fitoren e radhës (të dytën rresht) me rezultat 2:1 ndaj Llapit të Podujevës, në takimin e javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Djelmoshat e kryetrajnerit Arsim Abazi me meritë arkëtuan tre pikë duke u ngritur në vend të pestë me 32 pikë dhe në anën tjetër Llapi ka presionin e ekzistencës.

Golat bien në 45 minutat e parë.

Nafiu shënoi në minutën e 12-të për Ferizajn, ndërsa llapjanët barazuan pas 6 minutave (18’) përmes Baftiut. 

Në minutën e 43-të Ilieski vulosi fitoren e Ferizajt, me rezultat 2:1.

Duhet theksuar se në minutën e 77-të, Erion Sadriu i vetmuar nuk e mposhti portierin e Llapit, duke gjuajtur pranë shtyllës së majtë.

Zëvendësuesi Betim Haxhimusa në minutën e 90-ta u përjashtua me karton të kuq dhe pas dy të verdhëve e pa pikë nevoje.  

Llapi zë vendin e tetë me 26 pikë të mbëedhura.

Ferizaj javën e ardhshme luan në Therandë me Ballkanin dhe Llapi e pret Suharekën.



Read it all at Bota Sot