Deri në 86 milionë euro

- Bota Sot

Deri në 86 milionë euro

Vera e Milanit do të ketë shumë ndryshime mes drejtorit të ri, trajnerit dhe ndonjë prurjeje në merkato.

Paratë janë gjithmonë të dobishme dhe sipas “Calcio&Finanza”, klubi kuqezi mund të fitonte nga 80 deri në 86 milionë euro nëse të 8 lojtarët në huazim do të bliheshin nga klubet që i kanë aktualisht.

Bëhet fjalë për Lorenco Kolombon, Jasin Adlinë, Devis Vaskez, Tomazo Pobegës, Pier Kalulu, Ismael Benaser, Noah Okafor dhe Alvaro Morata. Kjo nuk vlen për Aleksis Salmekers, i cili te Roma është huazuar pa të drejta.

Ata që kanë shanset më të mira për t’u blerë janë francezi i Juventusit për 14 milionë, dy të Empolit me një total prej 8 milionësh dhe mesfushori algjerian i Marsejës me 12. Shanse të mira edhe për mesfushorin e Bolonjës për 12 milionë.

Praktikisht, para të freskëta për arkat e klubit që me gjasë në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë në Ligën e Kampioneve.



Read it all at Bota Sot