Guardiola dëshiron ta largojë lojtarin anglez

- Bota Sot

Guardiola dëshiron ta largojë lojtarin anglez

Kalvin Phillips nuk po dëshiron të vazhdojë më te Manchester City dhe tashmë ka nisur të mendojë për të ardhmen e tij larg “Etihad Stadium”.

Mesfushori 29-vjeçar – i cili është në huazim tek Ipsëich Toën – nuk është në planet e Pep Guardiolas për sezonin e ardhshëm dhe vazhdimi i tij me klubin nga Manchesteri duket i pamundur.

Pavarësisht se ka luajtur 16 ndeshje këtë edicion në Premierligë, Phillips nuk kaloi kohë të mirë te City.

Siç raportohet nga mediumet angleze, Leeds United – ish-klubi – është një destinacion i mundshëm për anglezin.

“The Sun” raporton se Leeds është duke e monitoruar situatën e tij dhe po e shqyrtojnë mundësinë e nënshkrimit me të, në rast se arrin të promovohet në Premierligë sezonin e ardhshëm.

Phillips doli nga akademia e Leeds dhe ishte një nga figurat kyçe të klubit deri në transferimin e tij te City më 2022./G.



Read it all at Bota Sot