Nuk do të rikthehet te Reali

- Bota Sot

Nuk do të rikthehet te Reali

Real Madridi i ndjek nga afër zhvillimin e ish-lojtarëve, sidomos atyre që ka mundësinë t’i rikthejë përsëri në skuadër.

Një nga lojtareët që ka tërhequr vëmendjen shumë kohëve të fundit është Nico Paz, i cili u largua gjatë verës për te Como në Serie A.

Megjithatë, bëhet e ditur se ai nuk do të rikthehet te ish-klubi i tij, por do të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit italian.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, Interi veçse ka nisur bisedimet për nënshkrimin e lojtarit argjentinas gjatë merkatos së verës.

 Marrëdhënia e mirë mes zëvendëspresidentit të Interit, Javier Zanettit dhe babait të futbollistit në fjalë, e bën më të lehtë nënshkrimin e tij.

Edhe pse Reali e ka një klazuolë të rikthimit të lojtarit prej 9 milionë euro, bordi i klubit nuk dëshiron ta ushtrojë këtë të drejt.

Mungesa e hapësirës në skuadrën e Realit dhe dëshira e lojtarit për t’u zhvilluar larg Madridit, shkojnë në favor të një transferimit tek InteRI.



Read it all at Bota Sot