Tirana ndau pikët me Vllazninë, Shkëmbi “qan” dy golat a anuluar

- Bota Sot

Tirana ndau pikët me Vllazninë, Shkëmbi “qan” dy golat a anuluar

Tirana nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola përballë Vllaznisë.

Trajneri Shkëmbi foli pas ndeshjes.

“Në këtë situatë që jemi ndoshta na vjen pak keq. VAR ashtu është, ndonjëherë të pëlqen dhe ndonjëherë jo. Nëse golat janë “offside”, jam në rregull.

Është i vetmi moment kur acarohem dhe dal nga vetja. Të gabosh pasime të thjeshta është pak e tepërt.

Nuk ndryshuam gjë taktikisht. Pjesën e parë bëmë shumë mirë. Shënuam dy gola. Patëm dy momente, sidomos me Zharmuni i pastër. Në pjesën e dytë vuajtëm gjendjen fizike. Skuadra po vuante pak. Në sulm e bënte tranzicionin më me vonesë. Kur të shikoj ndeshjen përsëri, mund të gjej momente të tjera.

Më pëlqeu mbrojtja. Në tërësi skuadra në fazën mbrojtëse. Dhe lojtarët që hynë të Vllaznisë, arritën vetëm në një moment me Dodajn që rrezikoj. Më pëlqeu përqëndrimi që kishin Dembele dhe Kola. Kemi folur 3 ditë me skuadrën për Vllazninë që bën diferencën në sulm. Për këtë jam i kënaqur”, u shpreh Shkëmbi 



Read it all at Bota Sot