Përparim Livoreka nuk është trajner i Vjosës së Shtimes.
Livoreka e ka konfrimuar ndarjen me klubin nga Shtimja.
“Faleminderit FC Vjosa për mundësin e dhënë për këto katër vite, erdha si futbollist dhe po largohem si trajner në një rrugëtim shumë të gjatë, më shumë mund e sakrificë arritëm që FC.Vjosa të ngritet lart.
Por tani është koha që të largohem me kokën lart sepse si futbollist në kohen më të lavdishme të klubit arritëm që të inkuadrohemi në ligën e parë.
Për të vazhduar punën në zejen e trajnerit më shumë përkushtim, disiplinë, punë të palodhshme arritëm që deri tani që po largohem. Klubin ta lëmë në një pozitë shumë të mirë dhe në objektiv të qartë ashtu qysh kishim nga fillimi i sezonit.
Klubit i dëshiroj shumë suksese tani e tutje.
Faleminderim për bordin drejtues në krye me z.Avdi Sadiku, tifozët ‘Titanët’, futbollistët, stafin, trajnerin e portierëve Mendim Rashiti në veçanti bashkëpunëtorin dhe kryetrajnerin shumë profesional e shumë punëtor Meriton Baftiu
Tani i hapur për sfida të reja”, ka njoftuar Livoreka.
Vjosa është në vend të gjashtë me 19 pikë pas javës së 18-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.