Trajneri i Liverpoolit tregon arsyen e humbjes nga PSG

- Bota Sot

Trajneri i Liverpoolit tregon arsyen e humbjes nga PSG

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, e quajti eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve nga Paris Saint-Germain të martën si "ndeshja më e mirë" në të cilën ai ka qenë i përfshirë, por pranoi se liderët e Premierligës nuk kishin fat në gjuajtjen e penalltive.

PSG kishte dominuar ndeshjen e parë një javë më parë, por erdhi në “Anfield” me disavantazh 1-0 pasi Harvey Elliott rrëmbeu fitoren për “Reds” në “Parc des Princes”.

Rolet u ndryshuan të martën pasi Slot mbeti duke u ankuar pasi goli i Ousmane Dembele në minutën e 12-të ishte i vetmi i realizuar brenda 90 minutave të rregullta, derisa as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim rezultati.

PSG më pas triumfoi 4-1 me penallti pasi DarWin Nunez dhe Curtis Jones panë goditjet e tyre të mbrojtura nga Gianluigi Donnarumma.

"Ishte loja më e mirë e futbollit në të cilën jam përfshirë ndonjëherë. Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme, veçanërisht nëse e krahasoni me javën e kaluar ," tha Slot pas ndeshjes.

"Kishte gjithçka që doje nga një lojë. Nga perspektiva e Liverpool-it, ne mund të kishim dashur të paktën një barazim pas 90 minutash . Ne po krijonim raste dhe më pas ishim në disavantazh 1-0. Ishim pa fat pas javës së kaluar", shtoi ai.

Liverpooli kryesoi tabelën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi fitoi shtatë ndeshjet e para. Slot, megjithatë, vuri në pikëpyetje nëse formati i ri shpërblen përfundimin në krye pasi u çiftua me një nga skuadrat më të mira evropiane në 16-shen e fundit.

“Ne dalim në një mënyrë që e impresionuam Evropën, por është diçka që duhet marrë parasysh se sa ia vlen të përfundosh i pari në tabelën e ligës nëse përballesh me PSG-në në raundin tjetër ”, shtoi holandezi.

"Sigurisht që është një tronditje te eliminohesh. Mund të them se sezonin e kaluar ne nuk ishim të përfshirë në Champions League, dy sezone më parë dolëm kundër Madridit duke humbur 5-2 në shtëpi”, tha në fund ai.



Read it all at Bota Sot