Slot pas eliminimit: Ndeshje perfekte, na mungoi veç goli

- Bota Sot

Slot pas eliminimit: Ndeshje perfekte, na mungoi veç goli

Liverpooli u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve pasi u tregua më i pafat në gjuajtjen e penalltive ndaj Paris Saint-Germainit.

“Reds” e fituan lojën e parë në Paris javën e kaluar, ndërsa mbrëmë parisienët triumfuan 1:0 në “Anfield Road” me rezultat identik, 1:0 dhe loja shkoi në vazhdime e më pas edhe në penallti.

Trajneri i “Të Kuqve”, Arne Slot e ka analizuar humbjen e mbrëmshme të ekipit të tij, i cili i dha fund kështu shumë herët eksperiencës në Champions.

“Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme, ndoshta ishim të pafat sepse margjina e gabimeve në këtë nivel është aq e vogël. E bëmë një lojë perfekte, përpos golit që nuk e shënuam. Ishte një ndeshje e ngjashme me atë në Paris javën e kaluar, kur e bënë ata një ndeshje perfektë dhe që nuk shënuan. Dhe, në vazhdime ndoshta ata ishin më mirë”, deklaroi Slot për “Amazon Prime”, përcjell “Gazeta Express”.

“Ishte ndeshja më e mirë e futbollit në të cilën unë kam bërë pjesë”, vazhdoi Slot.

“Ishim mjaft të mirë dhe donim të shkonim sa më larg të jetë e mundshme, por kur u morëm vesh se do të përballeshim me PSG-në, e dinim se do të ishte mjaft e vështirë. Në Paris luftuam, por fituam. Sonte e pamë një Liverpool mjaft të fortë, por jemi larg kompeticionit”, përfundoi trajneri i “Reds”.



Read it all at Bota Sot