Guardiola i bindur

- Bota Sot

Guardiola i bindur

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, mbetet i sigurtë për kualifikimin e ekipit të tij në Champions League sezonin tjetër pavarësisht humbjes 0-1 të së shtunës ndaj Nottingham Forest.

Skuadra e “citizens” aktualisht ndodhet në vendin e pestë në Premier League

“Sigurisht që të përfundosh mes skuadrave që kualifikohen në Champions është një sukses i madh, por duhet të fitosh. Edhe nëse është i pesti, i gjashti apo i shtati, duhet të fitosh ndeshje prë të shkuar në Champions. Mendoj se ai është vendi ky i takon ekipit tonë”, tha Guardiola.

“Sigurisht që duam të jemi në Ligën e Kampionëve dhe do të jetë problem nëse nuk shkojmë aty. Manchester City ka një dekadë që luan rregullisht aty, ka fituar një herë trofeun.

Ne jemi mësuar të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme dhe duhet të përpiqemi ta bëjmë sërish atë”, tha trajneri spanjoll.

“Ndonjëherë rrethanat bëjnë diferencën, por në Premier League, nëse pas 38 ndeshjesh nuk jemi në gjendje të përfundojmë në zonën e Champions kjo do të jetë sepse nuk ishim mjaftueshëm të mirë. Por ne do të jemi atje në fund të kampionat, jam i bindur”, tha Pep Guardiola.



Read it all at Bota Sot