Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, nuk ka përfillur fare urdhrin për arrestimin e tij.
Teksa e gjithë aparatura shtetërore është aktivizuar, Dodiku sot festoi qetë ditëlindjen e 66-të, për të dalur më pas në një konferencë për media.
Ai u shpreh se po e kërkojnë urgjentisht, sikur të ishte Al-Kaeda.
“Ne nuk jemi frikacakë, keni gabuar tmerrësisht” u shpreh ai,.
Dodiku u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të angazhimeve politike, pasi u shpall fajtor për sulm ndaj rendit kushtetues të vendit.