Të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes, priten vranësira të pjesshme, të cilat rreth mesnatës mund të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar, kryesisht në zonën e Anamoravës.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C. /MK