Milevski: Na presin dy takime të vështira

- Bota Sot

Milevski: Na presin dy takime të vështira

Trajneri i kombëtares së Maqedonisë, Bllagoja Milevski shpalosi listën e futbollistëve në prag të ndeshjeve eliminatore për Botërorin e vitit 2026.

Ai mes tjerash potencoi se këtë listë të futbollisteve mungon Darko Vellkovski për shkak të lëndimit, ndërsa rikthehet Agon Elezi. Elezi do jetë në mesin e 6 futbollistëve shqiptarë të cilët u ftuan për këto dy takime eliminatore.

“Kishim paraqitje të mirë në Ligën e Kombeve.

Na presin dy ndeshje të forta. Nuk ka më kundërshtarë të lehtë dhe ne e respektojmë këtë kombëtare.

Pastaj është Uellsi, një kundërshtarë tejet i fortë , me të cilin takohemi në Shkup.

Për secilën ndeshje përgatitemi veçanërisht dhe do të japim maksimumin në këto dy përballje.

Sa i përket orarit në qershor, asnjëherë nuk ka sjell lajme të mira, por tani është mirë që këtë ta ndryshojmë. Asnjëherë Maqedonia nuk është vendosur si favorit ndaj Ligtenshtajnit, por kualitetin pres që ta dëshmojë në terrenin e gjelbër,” tha mes tjerash Milevski në takimin me gazetarët.

Ndeshjen e parë Maqedonia do të zhvillojë më 22 mars , kundër Lihtenshtajnit, ndërsa 3 ditë më vonë takohet me Uellsin në Shkup. Grumbullimi i reprezentuesve do të jetë më 17 mars.



Read it all at Bota Sot