Sulmuesi i Sporting, Viktor Gyokeres, është gati të transferohet në Angli këtë verë.
Megjithatë, një ribashkim me ish-trajnerin e tij të Sporting, Ruben Amorim te Manchester United NUK është në rendin e ditës.
Sipas A Bola, Gyokeres dëshiron të transferohet te një skuadër që luan në Champions League dhe do të preferonte një lëvizje ose në Liverpool, Manchester City ose Arsenal.
Ish-sulmuesi i Coventry City ndihet i gatshëm të largohet nga Sporting dhe Portugalia këtë verë pasi ka kaluar dy sezone në Lisbonë.
Me një kontratë deri në vitin 2028, Sporting do të dëgjojë oferta që fillojnë nga 60 milionë sterlina për Gyokeres.