Inzaghi feston 200 pankina në krye të Interit

- Bota Sot

Inzaghi feston 200 pankina në krye të Interit

Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të Champions League. Inter eliminon Feyenoord dhe vazhdon rrugëtimin në kompeticionin më të lartë evropian: një fitore që i jep Simone Inzaghit një kënaqësi tjetër të madhe në një natë të veçantë, atë në të cilën ai arrin 200 ndeshje në stol si trajner i Interit.

Një numër mbresëlënës, që sjell me vete statistika me vlerë të madhe: një numër që meriton të hulumtohet më tej.

Simone Inzaghi është vetëm trajneri i pestë në historinë e zikaltërve që arrin numrin e 200 ndeshjeve në krye të Interit.

Trajneri nga Piacenza i bashkohet një klubi ekskluziv të përbërë nga Helenio Herrera, Roberto Mancini, Giovanni Trapattoni dhe Eugenio Berselini.



Read it all at Bota Sot