Dueli mes francezëve të Lilës dhe gjermanëve të Borusia Dortmund është plotësisht i hapur dhe të dy skuadrat duket se do të luftojnë deri në sekondën e fundit për vendin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë në Gjermani, ka bërë që gjithçka të mbetet e hapur dhe të dy palët të kenë mundësi që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në këtë turne.
Për fat të keq, në radhët e francezëve vazhdon të mungojë protagonisti i madh i këtij edicioni, Edon Zhegrova.
Dëmtimi i të cilit disa javë më parë e ka lënë jashtë në këto sfida delikate për vijimësinë e sezonit të klubit të Lilës..