Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions League kundër Bayer Leverkusen dhe është gati të jetë i tillë edhe në çerekfinale ndaj Interit.
Sulmuesi anglez paralajmëroi zikaltërit duke shpjeguar se cilat janë objektivat e gjermanëve:
"Bayerni është gjithmonë ndër favoritët. Mendoj se kemi treguar se çfarë skuadre jemi.
Ne duam të rritemi në garë.
Kemi pasur disa rezultate që nuk kanë qenë aq të mira dhe mendoj se kemi mësuar prej tyre dhe duhet të vazhdojmë të mësojmë”.
“Tani jemi në çerekfinale, ku i takon Bajerni dhe duam ta shijojmë, - nënvizoi Kane.
Do të jetë një ndeshje e vështirë. San Siro është një stadium i vështirë për të luajtur, por ne mund të krijojmë probleme për çdo ekip. Do ti qasemi ndeshjes si çdo ndeshje tjetër, duke u përgatitur mirë dhe duke gjetur gabime që mund ti shfrytëzojmë”.