Rusia njofton se ka rimarrë qytetin kryesor në rajonin e Kurskut

- Bota Sot

Rusia njofton se ka rimarrë qytetin kryesor në rajonin e Kurskut

Rusia pretendoi sot se trupat e saj e kanë dëbuar ushtrinë ukrainase nga qyteti më i madh në rajonin kufitar të Rusisë, Kurskut ndërsa një zyrtar i lartë i Kremlinit tha se armëpushim 30-ditor i propozuar nga SHBA-ja – tre vjet pas pushtimit rus në shkallë të plotë në Ukrainë, do të ndihmonte Kievin duke i dhënë pushim ushtrisë së tij të lodhur, sipas AP.

Pretendimi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes se ajo ripushtoi qytetin, Sudzha, disa orë pasi presidenti Vladimir Putin vizitoi komandantët e tij në Kursk dhe kishte veshur veshje ushtarake, nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Zyrtarët ukrainas nuk bënë asnjë koment të menjëhershëm mbi pretendimin.

Vizita e profilit të lartë të Putinit në objektet ushtarake erdhi mes përpjekjeve të presidentit te SHBA-së, Donald Trump për një fund diplomatik të luftës.

SHBA-ja tërhoqi të martën pezullimin e ndihmës ushtarake më 3 mars për Kievin, pasi zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe Ukrainës diskutuan mënyrat se si të ndalonin luftimet gjatë bisedimeve të mbajtura në Arabinë Saudite.

Trump tha dje se i takonte Rusisë të vendoste – pasi administrata e tij po rrit përpjekjet për të nxitur Moskën të pajtohet me armëpushimin.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar Rusinë se do të vendosë sanksione të reja në rast se ajo nuk angazhohet në përpjekjet për paqe.



Read it all at Bota Sot