Kosova e fton këtë lojtar, që ishte shumë afër kalimit tek Shqipëria

- Bota Sot

Kosova e fton këtë lojtar, që ishte shumë afër kalimit tek Shqipëria

Kombëtarja e Kosovës do ta nisë më 17 mars grumbullimin për ndeshjet e këtij muaji ndaj Islandës në “play-off” të Ligës së Kombeve.

Ndërsa, njëra prej risive më të theksuara në ekipin kombëtar të Kosovës do të jetë Dion Gallapeni.

Futbollisti i ri i Prishtinës këto ditë pritej ta ndiqte rrugën e Etnik Brrutit që nga Kosova U-21 t’i bashkohet Kombëtares shqiptare.

Por, situata ka marrë kthesë të shpejt dhe Gallapeni ka vendosur të vazhdojë te Kosova.

“Gazeta Express” ka mësuar ekskluzivisht se Federata e Futbollit të Kosovës e ka dërguar ftesën te FC Prishtina për t’ia liruar Gallapenin në ekipin kombëtar për ndeshjet e marsit.

Gallapeni dje përmes një statusi në Facebook e sqaroi situatën e tij mes Kosovës dhe Shqipërisë duke konfirmuar se ka vendosur të qëndrojë te Kosova.



Read it all at Bota Sot