Motta, takim urgjent me ekipin

- Bota Sot

Motta, takim urgjent me ekipin

Pas humbjes tur përuese ndaj Atalantës, Juventusi zhvilloi stërvitjen e parë, ku pati edhe një përballje midis Tiago Motës dhe skuadrës, ndërsa të pranishëm ishin gjithashtu edhe drejtuesit e klubit.

Por çfarë ndodhi në atë takim? Nuk ishte një përballje e ashpër, por fjalimi i zakonshëm që trajneri mban pas çdo ndeshje kur rifillojnë stërvitjet, edhe pse logjikisht atmosfera ishte më e tensionuar se herët e tjera dhe trajneri kërkoi reagim të menjëhershëm.

Humbja 0-4 në shtëpi po peshon ende shumë dhe prania e Kristiano Xhuntolit dhe, sidomos e drejtorit të përgjithshëm,, Skanavino nuk është një detaj i dorës së dytë dhe pa dyshim që nuk duhet anashkaluar. Mota nuk e ka fshehur fajin e tij, duke e ndarë me grupin.

Sipas “La Stampa”, ai ka marrë përsipër përgjegjësinë për atë që u pa të dielën në fushë, por ka kërkuar nga skuadra që të mos dorëzohet, të arrijë objek tiv minimal, që është vendi i katërt, duke luftuar më shumë, me intensitet dhe entuziazëm.

Të dielën, në orën 18:00, ndeshja në Firence do të jetë shumë e ndjeshme dhe trajneri italo-brazilian dëshiron të tregojë me vepra se ende beson në një rinisje dhe në projektin e skuadrës, aq sa, sipas “La Gazetta dello Sport”, që nga sot seancat do të jenë dy herë në ditë. Në mëngjes ushtrime fizike, në pasdite stërvitje me pjesë taktike. Për të rigjetur energjitë në këmbë dhe në mendje, për të ndjekur vendin e katërt dhe, kush e di, ndoshta edhe për të shpëtuar stolin…

Megjithatë, sipas mediave italiane, të cilat janë të ndara në lajmet e publikuara, sfida kundër Fiorentinës mund të jetë vendimtare për të ardhmen e Motës. Në rast dështimi, ai mund të shkarkohet menjëherë dhe roli t’i besohet një trajneri tjetër deri në qershor, ndërsa disa media të tjera shprehen se ai do të qëndrojë deri në fund të sezonin, pavarësisht rezultateve. Sidoqoftë, Mota kërkon reagim të menjëhershëm nga lojtarët e tij.

Ai bëri autokritikën që dukej se ishte e nevojshme dhe nga lojtarët tashmë mori një përgjigje pozitive. Situata më e qartë do të shihet të dielën në Firence, aty ku do të kuptohet se çfarë reagimi do të bëjë grupi. Stoli i Motës po lëkundet ndjeshëm dhe e ardhmja ndahet “në një fije peri”.



Read it all at Bota Sot