Mkitarian jep leksione dhe Çalhanoglu po rigjen veten

- Bota Sot

Mkitarian jep leksione dhe Çalhanoglu po rigjen veten

Një frymëmarrje e thellë dhe e plotë. Një buzëqeshje e madhe, shumë e madhe. Pak a shumë si mesfusha e Interit, ku në një mbrëmje Inzagi i ka përqafuar Çalhanoglunë dhe Mkitarianin, që treguan versionin e tyre më të mirë. Për më tepër nuk ka alarme për Fratezin.

“Ishte thjesht një alarm i vogël prej mbingarkesës. Nuk ka vend për alarm”, tha trajneri dhe vetë lojtari. Mesfushori italian u largua nga fusha e lojës për një problem fizik dhe do të bënte me dhimbje koke të gjithë ambientin pasi mund të çonte në zero alternativat e Inzagit në mesfushë, nisur nga fakti që Zielinski është i dëmtuar dhe Asllani është i skualifikuar për Bajernin. Por rreziku u largua dhe nuk ka asgjë serioze.

NË FORMË- Janë mirë, ndoshta shumë mirë si Çalhanoglu dhe Mkitarian. Turku e mbylli ndeshjen, duke shënuar golin e fitores ndaj Fejnordit. Ishte goli i tretë në 5 ndeshjet e fundit, i dyti radhazi pas Monzës. Ndërkohë që Henrik Mkitarian mori përdore Interin, duke bërë aksione prej kampioni dhe duke udhëhequr skuadrën, ashtu si në sezonin e titullit. Dhe ta mendosh që pak javë më parë ishin dy lojtarë që bënin hije në fushë. Tani janë një resurs që duhet shfrytëzuar.

Çalhanoglu ka vuajtur një sezon me shumë dëmtime dhe ndalesa. Ato kanë bërë që kurrë të mos ketë ritmin e sezonit të kaluar. Nëse ndaj Monzës foli për një hap të vogël në rikuperimin e tij, ndaj Fejnordit bëri mirë dhe bindi.

Të dielën do të jetë sërish në fushë për duelin e titullit kundër Atalantës. Ndërkohë që Mkitarian ka në dispozicion një ndalesë prej kombëtareve që të përmirësohet. Por të martën dhuroi një ndeshje spektakolare dhe ndoshta më të mirën e sezonit. Inzagi duhet që t’i menaxhojë mirë nisur nga dëmtimi i Zielinskit. Mkitarian qëndroi në fushë për 90 minuta dhe pa të trajneri nuk bën dot.



Read it all at Bota Sot