Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore zmbrapsën një bastisje të katër mjeteve ajrore pa pilot ukrainas të drejtuar për në Moskë, njoftoi sot përmes Telegram kryetari i bashkisë së kryeqytetit rus, Sergei Sabianin.
Ky incident vjen vetëm një ditë pas një sulmi masiv me dronë nga forcat ukrainase, i konsideruar si më i madhi që nga fillimi i luftës.
Gjatë këtij sulmi, Rusia raportoi se kishte rrëzuar mbi 330 dronë ukrainas në disa rajone, përfshirë Moskën, duke shkaktuar tre të vdekur dhe 17 të plagosur.
Sulmet me dronë janë intensifikuar kohët e fundit, me Ukrainën që synon objektiva strategjike brenda Rusisë, përfshirë rafineritë e naftës dhe infrastrukturën kritike. Këto veprime kanë ndodhur paralelisht me përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje, duke shtuar kompleksitetin e situatës aktuale.