Europa League duket se do të jetë “ishulli” i vetëm i shpëtimit për Manchester United këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ruben Amorim avancoi në fazën cerekfinale pasi eliminoi dje Real Societad.
“Një fitore e rëndësishme për ne”, tha Amorim.
Trajneri portugez i “djajve të kuq” shprehet se dita-ditës ai po mëson më shumë nga lojtarët e tij:
“Po mësoj se si të përdor lojtarë si Casemiro. Pa shumë opsione, ne po përpiqemi t’i vendosim ata në pozicionet më të mira dhe kjo na ndihmon shumë”.
“Ata kanë më shumë liri. Në Spanjë ne u përpoqëm të përdorim ritmin e Garnacho në të djathtë, ai më tregoi shumë gjëra të mira në atë krah, ndoshta më mirë se në të majtë. Gjërat e vogla janë vërtet të rëndësishme”, shtoi Amorim.
“Gjithcka ka të bëjë me përpjekjen për të gjetur zgjidhjet më të mira nga ekipi dhe kjo ndihmon të luash me të njëjtin ekip. Është e vështirë, ne humbëm një ritëm në fund të lojës, por jemi të lumtur”, u shpreh Ruben Amorim.