Leao. Trajneri i ri duhet të rigjallërojë edhe senatorët e Milanit

- Bota Sot

Leao. Trajneri i ri duhet të rigjallërojë edhe senatorët e Milanit

Stefano Pioli është ai që mori më të mirën prej tij. Sidomos në fazën sulmuese sepse as trajneri aktual i Al Nassr nuk kishte arritur të bindte Rafa Leaon për të dhënë një kontribut të prekshëm për ekipin në fazën pa top.Gjërat shkuan më keq për Paulo Fonsekën dhe (deri më tani) për Serxho Konseisaon.

Në këtë sezon 2024-2025, dy teknikët portugezë kanë korrur më pak se sa pritej nga numri 10 kuqezi.

Sidomos sepse ai është lojtari më i paguar dhe më i talentuar në skuadër.

KONTRIBUTI I RAFËS – Kontributi i tij i përgjithshëm është 10 gola dhe 9 asiste në këtë sezon. Këto janë shifra të mira, por një tjetër statistikë është mbresëlënëse: kur u hodh në fushë në ndeshje e sipër, Leao dha maksimumin. Nuk e besoni? E po ja shifrat për të shpjeguar konceptin. I ardhur nga pankina, Leao ka luajtur 315 minuta, në të cilat ka shënuar 3 gola dhe dhënë 3 asiste, i fundit prej të cilëve të shtunën e kaluar në Leçe.

Me llogari në dorë, Rafa bën një lëvizje vendimtare, shënon ose jep një pasim fitues, çdo 52 minuta. Si titullar, në 30 paraqitje ai ka regjistruar gjithsej 2383 minuta të zbukuruara nga 7 gola dhe 6 asiste, që do të thotë se si titullar ka qenë vendimtar një herë çdo 183 minuta. Përkthyer: këtë sezon, kur hyn dhe përfiton nga lodhja e kundërshtarëve, Leao u shkakton dëme. Përndryshe, ai përfundon duke bërë disa ndalesa të shumta gjatë ndeshjeve. Me pasoja në sulm dhe në mbrojtje.

LEAO PËR ALEGRIN – Ndoshta vitin e ardhshëm, Masimiliano Alegri, dikush që ka përmirësuar shumë lojtarë në karrierën e tij dhe i ka ndihmuar ata të performojnë sa më mirë, do të japë kontributin e tij për ta ndihmuar Leaon të bëjë një hov përfundimtar në cilësi, që do ta vendoste në mesin e lojtarëve më të mirë në botë.

Ish-trajneri i Juve e respekton dhe, nëse ka mundësi ta stërvitë, synon të shfrytëzojë maksimalisht përzierjen e tij të shpejtësisë dhe teknikës së 24-vjeçarit. Edhe me pasojë në “ndihmë” për fazën e mbrojtjes siç ndodhi në Torino kur i kërkoi Matuidit, Mandzukiç apo Bernardeskit një vrapim më shumë për të mbuluar Kristiano Ronaldon.



Read it all at Bota Sot