Reagon Rudi Vata: Shqipëria e ftoi për të larë gojën

- Bota Sot

Reagon Rudi Vata: Shqipëria e ftoi për të larë gojën

Ka marrë fund zyrtarisht telenovela e Roko Vatës.

Shumë ishte folur për këtë temë në kohët e fundit teksa kishte hipoteza nga më të ndryshmet për fatin e tij.

Në fillim u mendua se Roko do të linte pezull ftesën e Irlandës dhe nuk do ta pranonte atë, pasi kishte refuzuar ftesën e Shqipërisë U-21 sepse sipas tij, meritonte shumë më tepër sesa moshat e kuqezinjëve.

Në ditën e sotme, emri i Roko Vatës u shpall në listën e Irlandës A për ndeshjet e marsit.

Trajneri i Irlandës është pyetur nga gazetarët nëse ndikoi ftesa e Shqipërisë dhe interesimi për të që ta merrnin në këtë moment, por sigurisht që trajneri i irlandezëve mohoi gjithçka duke thënë se nuk ishte kjo arsyeja, por talenti i tij. “Jo, nuk ndikoi interesimi i Shqipërisë për të, por potenciali i tij.

Duam ta marrim dhe ta shohim njëherë në stërvitje se çfarë është i aftë të bëj dhe që të na ofrojë në tavolinë, te Ëatfordi ka treguar se mund të vendosi edhe një ndeshje i vetëm”, tha trajneri i irlandezëve.

Një situatë aspak e bukur kjo edhe për babain e Roko Vatës, Rudi Vatën, që ka luajtur me fanellën e Shqipërisë dhe është përkrahur dhe duartrokitur nga tifozët shqiptarë, por djalin e tij vendosi që t’ia dërgojë Irlandës për të dhënë kontribut.

Faqja e njohur në Facebook kushtuar talenteve shqiptarë, Albanian Talents, ka arritur të marrë një reagim dhe prononcim të Rudi Vatës sa i përket kësaj situate. Si gjithmonë, Rudi Vata që deri dje fajësonte Shqipërinë dhe stafin e FSHF se nuk ishte interesuar për djalin e tij, tani shprehet se ftesa që i bëri FSHF nuk ishte serioze, por ishte sa për të larë gojën.

“Ky vendim erdhi pasi ata që paguhen për të parë lojtarët me vlera dhe që mund të japin shumë për Shqipërinë, nuk kanë treguar interes për Roko Vatën dhe as nuk e kanë kontaktuar më herët kur ai mudn të luante për çdo grupmoshë të Shqipërisë.

U kujtuan tani për t’i dërguar ftesë me U-21 kur Irlanda A e kishte ftuar, e bën sa për të larë gojën. Roko Vata nuk do ta gjejë kurrë te Irlanda dashurinë që do të gjente te tifozët shqiptarë që nuk lënë stadium pa shkuar për të mbështetur lojtarët tanë, si edhe në klubet ku luajnë.

Duhet të mos tregohemi naiv, ftesa nga U-21 nuk ishte serioze, ishte një thjesht një email i dërguar”, tha Rudi Vata. Kështu faji për Rudi Vatën mbetet sërish te Shqipëria që këtë herë sipas tij nisi një ftesë sa për të larë gojën, por të gjitha këto nuk kanë rëndësi përpara faktit, djali i Rudi Vatës do të luajë për Irlandën dhe jo për Shqipërinë.



Read it all at Bota Sot