“Truku” i CR7 te goditja e penalltive…, që ishte plotësisht i ligjshëm

- Bota Sot

“Truku” i CR7 te goditja e penalltive…, që ishte plotësisht i ligjshëm

“Dopio prekja” e Julian Alvarez në serinë e penalltive kundër Real Madridit po bën xhiron e botës.

Një episod i çuditshëm që rezultoi fatal për interesat e Atletiko Madridit dhe ka rikthyer në vëmendje raste të tjera të famshme të goditjeve nga pika e bardhë.

Një nga këto raste lidhet me Kristiano Ronaldon. Nuk ishte hera e parë që portugezi e bënte, por ishte momenti kur publiku e kuptoi për herë të parë. Një vendosje e fortë e këmbës mbështetëse, që e ngrinte lehtë topin para goditjes, duke i dhënë më shumë fuqi gjuajtjes.

Rio Ferdinand, ish-shok skuadre i Kristiano Ronaldos te Man. Junajtedi, kishte zbuluar që në vitin 2018 se ky ishte një truk i zakonshëm i CR7.

Ish-mbrojtësi anglez shpjegoi se forca me të cilën Ronaldo e vendoste këmbën e tij të majtë bënte që bari të lëvizte lehtë rreth tij, duke e ngritur pak topin mbi tokë.

“Ju betohem që është e vërtetë! Është çmenduri, – tha Ferdinand, duke kujtuar se ky truk nuk ishte i ri.

“Këtë e bënte shpesh në stërvitjet e Man. Junajtedit”.

Një teknikë, kësaj here plotësisht e ligjshme, që CR7 e ka përdorur disa herë në favorin e tij. Ajo ngritje e vogël, e kombinuar me fuqinë e jashtëzakonshme të goditjes së tij, e bënte thuajse të pamundur për portierët që t’i ndalonin penalltitë e Ronaldos.



Read it all at Bota Sot