Lojtari shqiptar te Shqipëria? Mungon ftesa nga Gjermania

- Bota Sot

Lojtari shqiptar te Shqipëria? Mungon ftesa nga Gjermania

Brajan Gruda vazhdon që të jetë një temë diskutimi.

Nuk dihet ende nëse sulmuesi do të luajë për Gjermaninë apo Shqipërinë, edhe pse para disa kohësh u tha se ka zgjedhur “Panzerat”.

Këta të fundit publikuan ditën e djeshme listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet çerekfinale të Nations League.

Gruda nuk ishte pjesë e listës së futbollistëve të cilët do të përballen dy herë me Italinë këtë muaj.

Ndërkohë që lista e Kombëtares shqiptare ende nuk është publikuar dhe ndoshta mund të ketë surpriza.

Është pikërisht Sylvinho që do t’i vendosë vulën kësaj hsitorie, me listën që do të bëjë të ditur këtë të shtunë.



Read it all at Bota Sot