Bullgaria do të bëhet me qendër për prodhimin e hidrogjenit të rinovuar

- Bota Sot

Bullgaria do të bëhet me qendër për prodhimin e hidrogjenit të rinovuar

Një qendër ekselence për prodhimin e hidrogjenit të rinovuar do të krijohet në Stara Zagora të Bullgarisë Jugore në kuadër të projektit H2START, i cili filloi të premten. Qëllimi i Qendrës do të jetë promovimi i zhvillimit të teknologjisë inovative për prodhimin dhe përdorimin e hidrogjenit të pastër.

Në kuadër të projektit H2START bashkëpunojnë Universiteti Trakia në Stara Zagora, Shoqata Bullgare e Hidrogjenit, Qelive të Karburantit dhe Magazinimit të Energjisë, Politekniko e Torinos dhe Instituti i Teknologjive të Avancuara për Energjinë Nicola Giordano i Italisë. Projekti financohet me 15 milionë euro në kuadër të programit Horizon Europe dhe bashkëfinancimit kombëtar.

Duke folur në veprimtarinë e së premtes, ministri i Energjisë Zhecho Stankov tha se hidrogjeni i gjelbër është në qendër të transformimit të energjisë. Me potencialin e saj klimatik prej 1,400-1,800 orë dielli në vit, Bullgaria ka kushte të shkëlqyera për prodhimin konkurrues të hidrogjenit të gjelbër, i cili është një element kyç i kalimit drejt energjisë së pastër, vuri në dukje ai, siç citohet nga qendra e shtypit e ministrisë së tij.

Ministri Stankov tha se përveç prodhimit, Bullgaria ka kushte të shkëlqyera për transportimin e hidrogjenit të gjelbër përmes infrastrukturës që disponon. Në vitet e ardhshme, Bullgaria mund të bëhet një nga eksportuesit kryesorë të hidrogjenit të gjelbër në Evropë. Lumi Danubi mund të shërbejë si një rrugë natyrore, shtoi ai.

Nëpërmjet planeve për tranzicionin e rajoneve të qymyrit, Qeveria do të mbështesë financiarisht qendrat e ekselencës si ajo e projektit H2START, tha gjithashtu ministri i Energjisë. /BTA



Read it all at Bota Sot