Ajet Shosholli: Patriot - tradhtar apo interes personal

- Bota Sot

Ajet Shosholli: Patriot - tradhtar apo interes personal

Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, përmes një shkrimi të gjatë ka analizuar në tërësi situatën në pika të shkurta nga vitet e 70-ta e deri më sot.

Kryetrajneri i gjeneratës së artë të Prishtinës nga nëntori i vitit 1984 e deri në maes të vitit 1985 të kohës së kapitenit Fadil Vokrri dhe selektori i parë i kombëtares së Kosovës, me theks të veçantë ka shkruar edhe për ikjen e futbollistëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë siç ishte rasti i fundit me Etnik Brrutin nga Kosova U-21.     

“Patriot - tradhtar apo interes personal!

Fubolli kosovar ka kaluar periudha apo etapa të ndryshme, që konsiderohet se jane tri etapa apo periudha të futbollit tonë.

Etapa apo periudha e parë e futbollit kosovar, është e viteve të 70-ta dhe të 80-ta, që konsiderohet se është dhe ishte periudha më cilësore, sepse gjatë këtyre viteve kemi pas disa ekipe të cilat kanë garuar në rangun e ligës të parë dhe të dytë federative të ish-YU.

Janë katër ekipe që kanë garuar në këto gara ish-federative si: Prishtina, Trepça, Vëllaznimi, Liria dhe herë pas here edhe disa ekipe të tjera. Kjo periudhë ka prodhuar edhe shumë futbollistë cilësorë apo yje të futbollit, të cilët më shumë sukses e kanë prezantuar futbollin kosovar në ish- YU dhe më gjerë.

Periudha e dytë është e viteve (1991-1999) apo periudha e sakrificës, që mendoj se është periudha më e rëndësishme (jo më cilësore) e futbollit kosovar, ku fal akterëve kryesor të asaj kohe duke filluar prej futbollistëve, trajnerëve, referëve, donatorëve dhe mediave (gazetarëve sportivë), është mbajt gjallë futbolli edhe pse në kushte shumë të vështira dhe të rrezikshme, kemi formuar edhe kombëtaren e Kosovës ku ndeshjet e para të kombëtares i kemi filluar dhe zhvilluar gjatë muajit prill të vitit 1992, duke vazhduar me pastaj edhe gjatë viteve të tjera vijuse me ndeshjet e radhës.

Të gjjthë këta që u cekën më lartë, futbollistët, trajnerët, referët, donatorët dhe gazetarët sportivë, për këto tetë vite e kanë promovuar dhe afirmuar shtetësinë e Republikës së Kosovës, duke e kryer një akt dhe obligim patriotik për Kosovën.

Të gjithë këta akter të kësaj periudhe me të drejt mund të quhen edhe patriot të kësaj kohe (periudhë), por që fatkeqësisht kemi pas edhe një numër shumë të vogël të ndonjë trajneri, futbollisti apo referi që i kanë vazhduar garat në shtetin e Serbisë, dhe fatkeqësisht del që e kanë tradhtuar futbollin kosovar dhe shtetin e Kosovës.

Periudha e tretë e futbollit kosovar është konsolidimi e deri të pranimi i FFK-së në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit, në shtëpinë evropiane, UEFA dhe shtepinë e futbollit botëror, FIFA (më 3 dhe 13 maj të vitit 2016) dhe prej kesaj periudhe fillon edhe konsolidimi - formimi i kombetares që do të garoj dhe garon në kualifikimet për eventët e evropianit dhe botërorit.

Prej kësaj periudhe (2016) kanë defiluar shumë futbollistë të cilt kan luajtur dhe luajnë në klubet evropiane, derisa vitet e fundit kemi edhe disa futbollist që ishin apo janë pjesë e Superligës së Kosovës. Kështu që dy-tre vitet e fundit, është demantuar teza e disa seleksionuesve së Superliga e Kosovës nuk ka futbollist të përgatitur që të garojnë në garat ndërkombëtare, tezë e cila është demantuar, sepse tani kemi shumë futbollistë që janë prodhim i futbollit kosovar apo Superligës siç janë: Vedat Muriqi, Milot Rashica, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Edon Zhegrova, Lumbardh Dellova, Albion Rahmani, Ermal Krasniqi dhe disa të tjerë që shumë prej tyre janë standard në kombetaren tonë.

Këto diëe jemi dëshmitarë të një teme në futbollin kosovar, ku kemi debate, mendime dhe vlerësime të ndryshme për futbollistët të cilët përcaktohen që të jenë pjesë të Kosoves, Shqipërisë apo ndonjë kombëtare të tretë.

Shkas për këto debate dhe vlerësime ishte kapiteni i grup-moshës U-21 Etnik Brruti, i cili ishte pjesë i të gjjitha grup-moshave të reja të Kosoves dhe një ndër futbollistët më të mire në grup-moshën U-21 dhe për këtë e ka bartë edhe shiritin e kapitenit.

Rasti i Brrutit ishte shkas që të debatohet edhe për futbollistët e tjerë që më herët u përcaktuan që të jenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë, si Mirlind Daku, Arbnor Muja, Arbër Hoxha dhe disa të tjerë. Vlen të theksohet se edhe Daku, Muja dhe Hoxha kanë qenë pjesë apo lojtar standard në grup-moshën U-21 derisa Daku dhe Muja kanë qenë në grumbullimet e kombëtares A, por që nuk janë inkuadruar në ndeshjet zyrtare.

Dhe shtrohet pyetja, pse disa futbollistë po e zgjedhin kombëtaren e Shqipërisë, posaçërisht ata që janë shkolluar apo prej fillimit të karrierës së tyre kanë qenë pjesë e futbollit kosovar?

Mendoj që përcaktimi i tyre që të jenë e kombëtarrs së Shqipërisë është interesi personal i tyre, sepse e kanë krijuar përceptimin se pasi që Shqipëria ka qenë dy herë pjesëmarrëse në eventin e evropianit, ata e shohin përspektivën, ngritjen dhe afirmimin profesional më të lehtë se të Kosova, afirmimin (nëse ndodh) i cili ju mundëson transferë në ndonjë ekip cilësore në Evropë, transfer i cili sjell edhe të mira materiale.

Se është interes personal i futbollistëve, në një emision sportiv e vërteton edhe deklarata e Redi Jupit të Shqipërisë, i cili thotë, po e citoj: "Etnik Brruti erdhi të Shqipëria për interesin e tij personal sikurse kanë ardhë edhe të tjerët sepse Shqipëria prej shumë vitesh qëndron më lartë se Kosova).

Se është në pyetje interesi personal, në një mënyrë e vërteton edhe deklerata e portierit të Ajaxi, Diant Ramaj i cili e ka pas ftesën edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë.

Ai thotë, prapë po e citoj:" Zemra e ime rrah për të dyja ekipe edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë”, por thotë se e pres ftesën e Gjermanisë.

Pra, kjo do të thotë se shumica e futbollistëve (jo të gjithë) e qesin në plan të parë interesin e tyre personal (futbollistik).

Përndryshe nuk e shoh shumë tragjjke dhe problematike se disa futbollist e zgjedhin kombëtaren e Shqipërisë, por se megjithatë ata duhen të jenë korrekt se për zgjedhjen e tyre e bëjnë për shkaqe personale, se mendojnë që përspektivën dhe afirmimin e kanë të kombetarja e Shqipërisë, por jo të gjejnë arsye të tjera që nuk përcaktohen për kombëtaren e Kosovës

Nëse po thuhet dhe po konsiderohet FSHF në mënyrë figurative është vëllau i madh derisa FFK-ja është vëllau i vogël, atëherë vëllau i madh duhet të kontriboj për ngritjen dhe rritjen e vlllaut tl vogll, ose sl paku mos ta pengoj rritjen e tij.

Përndryshe nëse marrëdhëniet në mes të dy federatave janë korrekte dhe vëllazërore, konsideroj që ne shqiptarët në një mënyrë jemi të priveligjuar që kemi dy kombëtare, duke shpresuar që të dyja kombëtaret në një të afërme të jemi pjesë e ndonjë eventi ndërkombëtar qoftë evropianit apo botërorit

Për fund, kudo që luajnë dhe përcaktohen këta futbollistë unë iu dëshiroj suksese në karrierën e tyre”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.



Read it all at Bota Sot